Sulmet me bomba në Boston, MPJ dhe Kryeministri dënojnë aktet e dhunës
Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktet e dhunës që ndodhën një ditë më parë në përfundim të Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën dhe u dëmtuan rëndë qytetarë të pafajshëm.Duke iu bashkuar popullit amerikan në këtë moment dhimbjeje, MPJ përmes një deklarate për mediatshpreh angazhimin e palëkundur për të qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar aktet ekstreme dhe dënuar të gjithë ata që tronditin jetët e qytetarëve.“Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumci i dërgoi me këtë rast një telegram Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, të cilit i shprehu ngushëllimet e sinqerta dhe keqardhjen e thellë për këtë ngjarje tragjike” thuhet në njftimin e lëshuar zyra e shtypit në MPJ.Ndërkaq edhe kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha ka dënuar me forcë aktet e terrorit çnjerëzor e të shëmtuar të shpërthimit të dy bombave ne Boston.“Kryeministri Berisha i shpreh familjeve te viktimave, Presidentit te SHBA Barack Obama, dhe kombit amerikan mik të madh e të çmuar të shqiptareve, ngushëllimet më të ndjera për humbjen tragjike te jetëve te pafajshme njerëzore si dhe urimet me te sinqerta për shërimin e plote te të plagosurve si pasoje e këtij akti te shëmtuar. Kryeministri Berisha shpreh mbështetjen e plotë ndaj agjencive te rendit e sigurisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bindjen e tij te thellë se autorët e këtij krimi çnjerëzor dhe të shëmtuar do te vihen se shpejti përpara drejtësisë” thekson njoftimi i lëshuar nga Kryeministria.Nga këto shpërthime u vranë tre njerëz dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Aktualisht asnjë i dyshuar nuk është arrestuar dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.Hetuesit amerikanë të udhëhequr nga agjencia FBI po analizojnë video xhirimet e bëra nga shikuesit, si pjesë e kërkimeve për ata që i kryen këto sulme me bomba