Rita Moreno, Dokumentari “The Latin Explosion: A New America”

Një dokumentar i ri për fuqinë e latinëve në Amerikë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në histori, të panjohur deri më tani do të shfaqet së shpejti në SHBA.Dokumentari mban titullin “Shpërthimi latin: Një Amerikë e re” dhe është realizuar nga producenti Tommy Mottola. Pjesë e dokumentarit janë disa këngëtarë hispanikë të viteve 1940 dhe më pas vijon me intervista të këngëtarëve si Emilio Estefan Jr,Gloria Estefan, Ricky Martin, Jennifer Lopez dhe aktoren Rita Moreno.“Doja të isha pjesë e këtj filmi dokumentar sepse për herë të parë po flitet për fuqinë e latinëve në Amerikë, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Më pëlqen sepse po i kujtojmë amerikanëve se ne kemi fuqi, pasuri dhe një kulturë të shumë të çmuar,” tha Rita Moreno, aktorja fituese e çmimit Oscar dhe një “Golden Globe” për rolin e saj në filmin "West Side Story."Në dokumentarin, i cili zgjat një orë, përfshihet edhe Lopez, për të cilën Moreno shprehet se është një nga idhujt e saj.“Unë jam një njeri modest dhe kur më erdhi ky propozim për dokumentarin, pyeta e habitur: Kush, unë?! Por, kjo është një eksperiencë e mrekullueshme dhe sidomos në moshën time. Unë në dhjetor mbush 84 vjeç dhe jam shume e surprizuar që dikush është interesuar për karrierën time. Ju jam vertet mirënjohëse, shumë mirënjohëse për këtë privilegj.”Dokumentari nxjerr në pah fuqinë në rritje të latinëve dhe ndikimin e tyre kulturor nga muzika në politkë.Ndërsa lidhur me garën presidenciale për zgjedhjet e ardhshme, Moreno shprehet se procesi i votimi ndodhet në një moment kritik.“Kjo është një çështje e madhe. Tani ndoshta më shumë se kurrë në Amerikë do të sundojnë Trump-ët apo edhe Dr. Ben Carson, të cilët kanë disa nocione të frikshme për jetën. Kjo është e tmerrshme, prandaj është e rëndësishme që deri vitin tjetër ne të përcjellim mesazhin se duhet të votjmë. Ne latinët jemi shumë dhe sigurisht kemi të drejtat tona.”Megjithatw, mesazhi që dua t’i përcjell komunitetit spanjoll është më shumë se sa pjesëmarrja në votime, tha Moreno.“Nuk dua t’ju bëj thirrje vetëm për të votuar. Sepse gjithë ky proçes nuk ka aspak rëndësi kur këto familje nuk kanë para për të ushqyer fëmijët e tyre dhe nuk dinë ku të drejtohen për të siguruar ushqim. Dhe është pikërisht kjo arsye, përse dua që komuniteti ynë i varfër ta kuptojë rëndësinë e votës.”Numri i latinëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 50 milionë dhe numri vijon të jetw në rritje.“Duhet thjesht të shohësh karrierën e Mark Anthonyt, Ricky Martin, po ashtu edhe Rita Moreno dhe Marco Antonio për të kuptuar fuqinë e latinëve. Emilio dhe Gloria Estefan qëndrojnë në krye dhe atyre iu është dashur të përshkojnë një rrugë të ndërlikuar mes spanjishtes dhe anlishtes. Por, sot ne mund të themi që kemi zërin tonë dhe jemi shumë mirë.”Dokumentari “Shpërthimi latin: Një Amerikë e re” do të transmetohet më 16 nëntor në HBO.rita-moreno/Oranews.tv/