Tailandë, vdes njeriu më i gjatë në botë

Pornchai Saosri , njeriu më i gjatë në botë ka vdekur në fshatin Ban Takaeo të Tailandës.Shkaktar për vdekjen e tij ka qënë rritja e shpejtë dhe një sërë sëmundjesh të tjera si hipertensioni prej të cilave ai është shtruar shumë herë në spital.26 vjeçari i quajtur ndryshe “Oaf” me një gjatësi 2.7 metra, besohet të jetë njeriu më i gjatë në botë pavarësisht se sipas librit Guiness rekordin e mban ende Sultan Kösen nga Turqia që është vetëm 2.5 metra.Sipas raportimeve të Bankok Post atij nuk iu dha asnjëherë zyrtarisht titulli si njeriu më i gjatë për shkak se sëmundjet nuk e linin të qëndronte drejt për tu matur saktësisht.2E57218E00000578-3313402-image-a-5_1447239202247/Oranews.tv/