"The 33", Filmi i ri i Antonio Banderas
Filmi "The 33" është produksioni më i ri kinematografik ku interpreton ylli i Hollivudit, Antonio Banderas si edhe aktorët Rodrigo Santoro dhe Cote de Pablo. Filmi gjatë kësaj jave ka pasur edhe premierën në AFI Fest.Në film flitet për jetën e 33 miniatorëve kilianë të cilët për më shumë se dy muaj kanë mbetur të bllokuar në një minierë. Filmi është bazuar në historinë e vëtetë të minatorëve që mbetën të bllokuar pesë vjet më parë në Kili, një dramë që u pasqyrua edhe nga televizionet në të gjithë botën.Minatorët mbetën të bllokuar në 700 metra thellësi, pas një shpërthimi në minierën e bakrit në zonën e San Esteban, në rajonin e Atacamas në Kilin Verior. Pas 69 ditësh, ata kanë mundur të dalin në sipërfaqe njëri pas tjetrit.Banderas shpjegoi se kastit të aktorëve iu desh të kalonte kohë me vëtë minatorët që i mbijetuan aksidentit, për të dëgjuar përjetimet e tyre. Kujtimet nga këto rrëfime tha ai, janë të paharrueshme.Filmi “The 33” do të shfaqet në kinematë amerikane më 13 nëntor.
/Oranews.tv/