Victoria's Secret, Selena Gomez dhe Ellie Goulding në shfaqjen e modës

“Victoria's Secret” për të 20 vite me radhë zhvilloi të martën shfaqjen e përvitshme të modës në Nju Jork. Përpara se të niste shfaqja ku 47 modele do të ekspozonin linzherinë e markës prestigjioze, artistë dhe fansa të këtij brendi parakaluan në tapenin rozë.Edhe modeli Tyson Beckford nuk kishte se si të mungonte në këtë eveniment të rëndësishëm të modës. “ Është vërtet bukur të vish dhe të shohësh shfaqjen, nëse ke mundur të sigurosh biletën e hyrjes. Unë njoh njerëz që ishin gati të blinin biletën time, duke me ofruar deri në 100 mijë dollarë, për të parë shfaqjen,”-tha Beckford.Këngëtarja Selena Gomez ishte mes artistëve të mbrëmjes dhe ndërsa parakaloi në tapetin rozë tha se krahët e engjëllit ia ndërlikonin pak punën, por gjithsesi ishte e emocionuar.“Për të qenë e sinqertë jam pak nervoze, pasi krahët e engjëjve janë pak të ndërlikuar dhe po mundohem të mos i dëmtoj, por sigurisht që është emocionuese pavarësisht kësaj. Pjesa më e madhe e miqve të mi janë në rreshtin e parë dhe kjo më jep siguri në skenë,” tha Gomez.Po, kjo është një shfaqje, ku modelet janë më shumë të zhveshura, por Gomez foli për besimin që buron nga engjëjt.“Të gjitha vajzat engjëj kanë një fuqi dhe një siguri që i bën të ndjehen shumë mirë me veten e tyre. Dhe unë mendoj se është një gjë e mrekullueshme të jesh e rrethuar nga këto vajza, sepse kjo është ajo që edhe ti do të ndjesh, fuqinë që buron nga këta engjëj.”Supermodelet Kendall Jenner dhe Gigi Hadid, ishin dy nga modelet më të reja të shfaqjes së VS dhe për këtë arsye debutimi i tyre ishte në qendër të vëmendjes.Yolanda Foster, mamaja e Hadid tha se ndjehej krenare për vajzën e saj, dhe shtoi se ajo nuk kishte nevojë për asnjë këshillë.“E di që vajza ime është ndër të parat e shfaqjes por nuk besoj se ka nevojë për ndonjë këshillë. Gjithçka që duhet të bëjë është të ndjehet mirë dhe e sigurt dhe ta gjejë vetë rrugën e saj.”Gjatë shfaqjes performuan edhe këngëtarja britanike Ellie Goulding dhe kanandezi The Weekend. Ky eveniment do të transmetohet me 8 dhjetor në rrjetin televiziv amerikan CBS.2E52380A00000578-3312702-image-m-172_1447212373327 2E52E36900000578-3312702-image-a-173_1447212785697 2E5338AC00000578-3312702-image-a-22_1447230934434 2E5212FE00000578-3312702-image-m-197_1447214183672Ellie-Goulding Ellie-Goulding (1)/Oranews.tv/