Blerim Destani shpallet "Aktori më i mire" në New York

Aktori shqiptar, Blerim Destani është vlerësuar me çmimin e "Aktorit më të mirë" në "Java e Filmit Shqiptar" në Nju Jork. Në këtë eveniment të rëndësishëm, megjithëse nuk mund të konsiderohet më përmasa ndërkombëtare, aktori shoqërohej nga prindërit e tij.Emocionet dhe vlerësimin në Nju Jork, Destani i ka ndarë me fansat e tij në Facebook: "Sot në premierën e filmit, prindërit më ofruan emocionin e veçantë në qilimin e kuq. Flm për këtë përjetim të rallë. Ju dua".Ndërsa në mbrëmje është mbajtur edhe premiera e filmit të tij më të ri, "Soko 5113" në kanalin e njohur gjerman, ZDF. 34 - vjeçari vijon me projektet e tij kinematografike në Gjermani dhe puna e tij po vlerësohet çdo ditë e më shumë.Gjatë këtij viti Destani ka qenë i angazhuar në disa filma të famshëm në Gjermani, si "Alarm Fur Cobra", "Harms" etj. /Oranews.tv/