Gjyshja humb protezat gjatë hedhjes me parashutë (VIDEO)

Polly Chester është 72 vjeçarja e cila ka humbur protezat e saj dentare gjatë hedhjes me parashutë.Era në Plant City të Florida ishte aq e fortë sa që i  shtyu protezat e gjyshes drejt instruktorit mbrapa saj duke e goditur me to në fytyrë."Kur mbylla gojën , e kuptova që ishin zhdukur.Instruktori më tha se e godita me to në fytyrë. Jam e lumtur që nuk e lashë pa ndjenja,” – është shprehur ajo për FOX 13 duke qeshur.Chester tha se e kishte pritur këtë eksperiencë gjatë gjithë jetës të saj dhe se nuk pendohet pavarësisht kostos.Protezat e reja dentare i kushtuan asaj 975 dollarë, më shumë se sa vetë hedhja me parashutë.2E47457D00000578-3310924-image-a-33_1447104348701/Oranews.tv/