Beckham viziton një kamp refugjatësh
Ish-futbollisti David Beckham, që është njëkohësisht edhe ambasador i "UNICEF"-it, momentalisht po udhëton në mbarë botën për një dokumentar të ri të "BBC". Gjatë xhirimeve, Beckahm ka vizituar një kamp refugjatësh në Djibuti ku ndodhen rreth 10.000 emigrantë nga Ethiopia, Eritrea and Somalia, të cilat janë larguar nga vendet e tyre për shkak të konflikteve dhe dhunës.David është ka kaluar kohë me fëmijë dhe familjarë të tyre që ndodhen në kampin e refugjatëve "Ali Addeh" në Afrikën Lindore ndërsa është shprehur i tronditur për kushtet aty."Kjo është hera e parë që unë vizitoj një kamp refugjatësh. Është tronditëse të shohësh se si jeta e fëmijëve "merr tatëpjetën", për shkak të një konflikti dhe dhune, kështu që mua si baba më dhëmb shpirti të shoh fëmijë që jetojnë në të tilla kushte të vështira".Më herët, gjatë këtij viti,ambasadori i "UNICEF" është zotuar se do të përdorë gjithë influencën e tij për të gjetur fonde, që fëmijët në Djubuti, përfshirë edhe fëmijët e refugjatëve të mund të vaksinohen dhe të rriten të shëndetshëm.
/Oranews.tv/