Ronaldo në premierën e dokumentarit autobiografik

Ylli i futbollit, 3 herë fitues i Topit të Artë , Cristiano Ronaldo ndodhet në Londër, ku është mbajtur edhe premiera e dokumentarit me titull "Ronaldo", që pasqyron jetën e futbollistit 30-vjeçar. Portugezi u shpreh i lumtur me këtë arritje."Jo të gjithë lojtarët e kanë mundësinë që këta njerëz t'ua bëjnë një film. Është një moment unik në jetën time, jam i lumtur dhe dua të kënaqem," tha ai.Ndërkohë është publikuar trajleri i dokumentarit që pasqyron jetën e futbollistit 30-vjeçar në 14 muajt e fundit. Në këtë trailer portugezi shfaqet në fushën e lojës duke shënuar gola si dhe jashtë saj duke shpenzuar kohë me djalin e tij, Cristiano Jr. Në këtë film dokumentar për Ronaldon janë të përfshirë edhe intervistat e personave që janë më pranë sulmuesit të Realit të Madridit, filmime kur ai ishte fëmijë si dhe një kolazh me pamje nga karriera e tij."Nuk pendohem për asgjë. Kur t'i bën diçka njërëzit do mundohen të të kritikojnë, por kjo për mua është normale. Që kur isha fëmijë, gjithmone e kam ditur se isha i veçantë. E vija re që njerëzit më shikonin ndryshe. Synimi është që në këtë dokumentar tifozët e mi të shohin si jam në të vërtetë. Mendoj se njerëzit do të duan ta shohin atë pasi është dicka e vërtetë."15129579252333061482E46BFA800000578-0-image-a-24_1447093849489 2E46BE8700000578-0-image-m-30_1447094415724 2E473B8F00000578-3310775-image-m-160_1447101919037 2E473A2700000578-3310775-image-m-162_1447101929330 2E47483400000578-3310775-image-m-167_1447102058387/Oranews.tv/