Rita Ora këndon “Hello” të Adele në një gjuhë tjetër (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2015, 17:20
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ishte e ftuar në emsionin radiofonik Capital FM në Londër.Duke qenë se ka krijuar një reputacion se është profesioniste për këngët cover, asaj iu kërkua të këndonte në një formë tjetër disa nga këngët më të njohura për momentin.Në fillim, 24-vjeçarja, këndoi këngën më të fundit të Drake, “Hotline Bling”, sëbashku me bashkëpunëtorin e saj Sigma.Por për të provuar aftësitë e saj të vërteta, moderatorja e emisionit i kërkoi të këndonte, hit-in e suksesshëm të këngëtares Adele “Hello”.Rita u duk sikur hezitoi në fillim, por më pas ajo bëri diçka të pabesueshme: e këndoi këngën në një gjuhë tjetër./oranews.tv/