Sharon Stone kundër pabarazisë gjinore për pagat

Aktoreve Meril Strepp, Jennifer Lawrence, Cate Blanchett, Emma Thompson dhe Charlize Theron, të cilat kanë dalë hapur kundër pabarazisë gjinore për pagat në Hollywood iu është bashkuar edhe Sharon Stone. E pranishme në një eveniment mode në Miami, ajo ka kujtuar disa nga padrejtësitë që i janë bërë më shumë se 20 vjet më parë, pas shfaqjes së "Basic Instinct", një triller erotik që i solli famë në vitin 1992."Pas 'Basic Instinct', askush nuk donte të më paguante më", tha ajo. "Mbaj mend që isha ulur në kuzhinë bashkë me menaxherin tim dhe vetëm qaja duke thënë: "Nuk do të punoj derisa të paguhem siç duhet.".Por prapëseprapë u pagova shumë më pak se meshkujt", tregon aktorja.Stone aktualisht interpreton në serinë televizive "Agent X", në të cilën ajo luan rolin e nënkryetares së presidentit amerikan. Ajo zbulon një paragraf të fshehtë në Kushtetutë në lidhje me shpërblimin e një agjenti të veçantë për të trajtuar raste shumë të ndjeshme për CIA-n apo FBI-n.Një hulumtim në SHBA tregon se gratë fitojnë një mesatare prej 78 cent për çdo dollar që fitojnë kolegët e tyre meshkuj. Çdo ndryshim, tha Stone, duhet të fillojë me pagë të rregullt, jo vetëm për yjet e filmit, por për të gjitha gratë.Muajin e kaluar edhe aktorja Jennifer Lawrence doli hapur kundër pabarazisë gjinore për pagat në Hollywood.Pas skandalit që ndodhi nga kompania "Sony", nga e cila u zbuluan disa email-e, që përmbanin informacion se si Lawrence, fituese e çmimit Oscar, është paguar më pak se kolegët e saj meshkuj në filmin "American Hustle".d8a9d96f-f1bf-42ae-8d64-5669f70d3f1d-2060x1236/Oranews.tv/