Spectre, saga e famshme e 007 ndjek suksesin e "Skyfall"

"Spectre", filmi më i ri i sagës së agjentit më të famshëm të ekranit, James Bond, vijon të ndjekë suksesin e paraardhësit "Skyfall". Me 1.1 miliard dollarët e nxjerrë prej tij, "Skyfall nuk i zhgënjeu aspak pritshmëritë, por edhe "Fantazma" duket se po ecën në të njëjtat hapa.Edhe pse nuk ishte në nivelin e debutimit të "Skyfall", aventura e re e '007' dominoi këtë fundjavë në 'box office', duke u renditur në krye të listës së fitimeve me 73 milionë dollarë."Spectre" i regjisorit të njohur Sam Mendes, e vendos agjentin sekret britanik përballë fantazmave të së kaluarës. Ndërsa "Skyfall" e la dramën të hapur: Bondi, i interpretuar nga Daniel Craig e pa shtëpinë prindërore t'i shkatërrohej dhe eproren "M" të vritej.Çfarë ndodh në filmin e ri? Agjenti këtë herë është vënë në ndjekje për të rënë në gjurmët e kreut të organizatës së errët me emrin "Spectre", dhe mënyra e vetme mbeten veprimet e paligjshme."Spectre" nuk mbetet pas filmave të mëhershëm të James Bondit, për sa i takon skenave të aksionit, të cilave dozën e admirimit nga publiku ia shton dhe fakti që janë të gjitha reale: Craig është ngjitur vërtet në çatitë e godinave të qytetit Meksiko, me helikopterë të vërtetë që fluturojnë mbi kokën e tij, ndërsa për skenën e festivalit në rrugë u angazhuan mbi 1.000 personazhe me kostume të veçanta.Nuk mund të mungonin padyshim edhe bukuroshet në krahun e agjentit, jo vetëm tmerrësisht i zoti, por edhe shumë joshës: e bija e një rivali të vjetër, Madeleine Sëann, e interpretuar nga aktorja franceze Lea Seydoux, me të cilën arrin të depërtojnë radhët e grupimit të mistershëm, dhe Dona Lucia, e veja e një mafiozi, e luajtur nga Monica Bellucci. /Oranews.tv/