Modelja i thotë fansave "ju ta shpifni" pasi merr pak like në Instagram

Modelja 23 vjeçare Cass i tha ndjekësve të saj në Instagram se ata “ja shpifin” pasi mori vetëm 14 like në postimin e saj të fundit.Bukuroshja e cila është bërë e famshme në moshën 16 vjeçare në “Australia’s Next Top Model” postoi një foto pak ditë më parë ku shkruhej “Thuaj po aventurave të reja”.Pasi ajo u kthye nga një udhëtim pa se fotoja e hedhur në rrjetin social ku ajo ka rreth 9,000 ndjekës kishte marrë vetëm 14 like.E irrituar ajo e rishpërndau foton duke i thënë fansave të saj:“Dua të them se jam e shokuar. Ndoshta njerëzit nuk pëlqejnë që unë të kem aventura të reja ose njerëzit nuk i pëlqejnë aventurat e mia. Gjithsesi ajo që dua ti them të gjithë njerëzve që nuk e bën “like” postimin tim dhe nuk i pëlqen të argëtohen në jetë është “ju të gjithë ta shpifni”!34234 2414 241241/Oranews.tv/