Taylor Swift, nuk bëhët fjalë për këngëtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 18:20
Ai është një fotograf nga Siatëlli dhe quhet Taylor Swift, ekzaktësisht si këngëtarja e famshme e muzikës kantri. "Daily Mail" ka zbuluar se djaloshi që ka të njëjtin emër më këngëtaren 25-vjeçare, po mendon të ndërrojë emrin pasi kutia e tij e emaileve mbushet plot."Mbi të gjitha, është interesante se sa e famshme është ajo", thotë Taylor Swift duke treguar edhe disa nga historitë që kanë mbërritur në postën e tij elektronike."Është interesante të lexosh historitë e fansave të këngëtares, apo mënyrën se si ajo i ka ndihmuar më këngët e saj. Letra më me humor është ajo e një fansi që dëshironte që Taylor të shkruante një këngë për të duke ecur me motor në dritën e hënës dhe këngëtarja e ulur pranë tij", shprehet 30-vjeçari.
/Oranews.tv/