Zbulohen anomali termike në piramidat e Egjiptit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 17:00
Një skuadër ndërkombëtare arkitektësh dhe shkenctarësh nga Egjipti, Franca, Japonia dhe Kanadaja kanë vënë re disa anomali termike në piramidat e Gizës .Kamerat e specializuara me infrared kanë zbuluar temperatura të larta në 3 gurë në majë të piramidës.Zyrtarët shprehen se shkak mund të jetë ekzistenca e zonave bosh brenda piramidës apo përdorimi i materialeve ndryshe të ndërtimit.Ekspertët gjithashtu besojnë se brenda saj gjenden dhoma të fshehura dhe varre faraonësh.
/Oranews.tv/