Tashmë mund të merrni me qira një mama për 40$

Nuk keni një mama? Apo keni një mama, por ajo është shumë larg? Apo keni një mama, por që nuk e pëlqeni atë? A mund të kurseni dot 40 dollarë? Atëherë ju mund të merrni me qira një mama.Nina Keneally ka themeluar një biznes në Neë York City duke dhënë me qira shërbimet e saj si nënë. Ajo do t’ju dëgjojë të flisni për problemet tuaja. Do t’ju bëjë një supë. Të shikojë një film me ju.Pasi u zhvendos në Brooklyn në lagjen e Bushëick 2 vite më parë, Keneally, 63 vjece, zbuloi se të rinjtë në lagjen e famshme shpesh kërkonin këshillën e saj.Pjesa më e madhe e kërkesave, sipas Keneally, është se njerëzit mund të flasin me të rreth cështjeve që ata nuk janë në gjendje për t’i diskutuar me një prind aktual. Marrëdhëniet, karrierat e tyre ose për të bërë një zgjedhje alternative jetese.Me këtë lindi dhe Need a Mom. Një ëebsite të cilët klientët mund të kontaktojnë Keneallyn. Ato bisedojnë me email para se të vendosin nëse ata duan të takohen me të./oranews.tv/