Kanye West shpenzon 500 dollarë në ditë për flokët

Shpenzimet e njërëzve të pasur ndoshta mund të na duken të tepruara, por nuk është kështu për reperin amerikan Kanye West. Ai i kushton rëndësi shumë të madhe lukut të tij dhe sidomos flokëve, për të cilat brenda një viti shpenzon 182 mijë euro vetëm për prerjen dhe stilimin e tyre.Këtë deklaratë e ka bërë babai i Rihanës, Ronald Fenty i cili kishte udhëtuar me të bijën e tij dhe Kanye West në një turne në vitin 2010. Fenty ka treguar për revistën "Heat" se Kanye shpenzon 500 dollarë për çdo ditë për flokët e tij."Është një çmenduri, ai e paguan berberin e tij 500 dollarë për një prerje flokësh për çdo ditë. Nuk e kuptoj sesa flokë mund t'i heqësh për çdo ditë. Por, Kany i pëlqen të jetë gjithmonë i freskët".Berberi personal i Kanye West-it është Ibn Jasper, të cilin për herë të parë Kanye e ka takuar në Chicago, 20 vjet më parë. /Oranews.tv/