Caitlyn Jenner mes të vlerësuarave në “Glamour Women Awards”
Caitlyn Jenner, Victoria Beckham dhe Reese Witherspoon janë mes personaliteteve që u vlerësuan në edicionin e 25-të të “Glamour women of the Year” si shembull kuraje dhe frymëzimi.Ish-kampioni olimpik dhe njëkohësisht ylli realit Caitlyn Jenner, i njohur si Bruce Jenner, përpara së të kthehej në një grua, mori çmimin "The Transgender Champion”. Ai kishte veshur një fustan të stilit mbretëror, ngjyrë blu, me flokët të kapura me një model të thjeshtë që i nxirrnin në pah dekoltenë.Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girl”, stilistja Victoria Beckahm u vlerësua me çmimin “The Fashion Force", ndërsa aktorja fituese e çmimit Oscar, Reese Witherspoon mori çmimin "The Hollywood Hero".Witherspoon u shpreh e emocionuar për këtë çmim, duke shtuar se gratë pëfundimisht janë të afta të bëjnë gjëra të mrekullueshme.Me çmime në edicionin e 25 të “Glamour Women of the Year” u vlerësuan edhe balerina Misty Copeland dhe kombëtarja amerikane e futbollit për femra, të cilat i mbijetuan sulmit në Charleston, në Karolinën e Jugut.
/Oranews.tv/