Progresraporti i BE: Politikanët deklarata armiqësore për gazetarët

Raportprogresi i një ditë me parë, vlerëson se Shqipëria ka bërë pak progres krahasur me vitin e shkuar për lirinë e shprehjes. KE ngre shqëtësimin për deklaratat armiqësore ndaj gazetarëve, por dhe përdorimin e medias për interesa politike e private. KE rekomandon rritjen e transparencës së reklamave qeveritare në media.Liria e shprehjes ne Shqipëri ka shënuar pak progres krahasuar me vitin e shkuar. Ky ishte konkluzioni i KE-së në progresraportin e prezantuar një ditë më parë.Mjedisi i përgjithshëm është përgjithësisht i favorshëm për ushtrimin e lirisë së shprehjes, por zbatim më i mirë i legjislacionit është i nevojshëm.KE thekson se ka pasur disa raste kur politikanë kanë bërë deklarata armiqësore ndaj gazetarëve.“Media vazhdon të përdoret si një mjet për të nxitur interesat politike dhe private. Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë të rralla, por duhet të sigurohet mbrojtja nga shkarkimi arbitrar për gazetarët për të parandaluar autoçensurën” .Edhe plotësimi i bordit të AMA-së nënvizohet se është shoqëruar me debate politike.KE rekomandon që vendi ynë:1.Të rrisë transparencën e reklamave qeveritare në media2.Të sigurojë që legjislacioni ekzistues të zbatohet në një mënyrë që siguron barazi para ligjit3.Të forcojë më tej pavarësinë e autoritetit rregullator dhe transmetuesin publik, sidomos nëpërmjet krijimit të Komitetit Drejtues të RTSH-së.