Vrasja në Dajt, kontrolle në banesa, sekuestrohen kamerat e restorantit

Një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës rreth orës 14:10  një një restorant në fshatin e Mëzes, në rrugën e Dajtit.Sipas policisë "shtetasi Enton Nikaj  30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri pistolete, i cili me pas ka ndërruar jetë. Sakaq ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Gaxheri (pronar i restorantit)  i cili dyshohet të jetë goditur me qytën e pistoletës”.Pas këtij veprimi autorët e dyshuar janë larguar nga ambjentet e restorantit me një automjet .Sipas bluve si viktima ashtu dhe i plagosuri janë banorë të Tiranës dhe persona me precedentë të mëparshëm penal.Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi  hetimor  si edhe Prokurori i gatshëm.Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restorant.Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli  ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve  të dyshuar të kësaj ngjarje. [caption id="attachment_615250" align="alignnone" width="640"]vrasja ne linze Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_615277" align="alignnone" width="640"]vrasje ne linzzzzzzzzz Ne foto: Forcat e policise duke hetuar ngjarjen ne vendin e vrasjes[/caption][caption id="attachment_615286" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Forcat e policise duke hetuar ngjarjen ne vendin e vrasjes Ne foto: Forcat e policise duke hetuar ngjarjen ne vendin e vrasjes[/caption][caption id="attachment_615261" align="alignnone" width="636"]vrasje linze Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_615276" align="alignnone" width="640"]kova Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption]