Lezha pa drita, punimet për ujësjellësin dëmtojnë fidrin elektrik

Prej mesnatës, në të gjithë qytetin e Lezhës, mungon energjia elektrike. Shkak është bërë dëmtimi i linjes elektrike nga firma që po kryen punimet për linjën e ujësjellësit të ri.Kjo ka bërë që i gjithë qyteti të paralizohet si pasoje e mungesës së energjisë, ndërsa bizneset kanë ndezur gjeneratorët.Fidri elektrik i dëmtuar ka qenë në afersi të stadiumit, ndërsa grupet e OSHEE-së kanë nisur menjëherë punen për riparimin e defektit.Ende nuk dihet kur mund të rikthehet energjia elektrike, ndërsa si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në disa zona kryesisht në katet e larta të pallatëve ka patur edhe mungesë të ujit të pijshem.