Hoteli në Podgoricë që i ofron rusëve 50% ulje pasi mbështetën Serbinë në UNESCO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2015, 10:47
Bujën në rrjetet sociale këtë radhë e bëri një letër e vënë në hyrje të hotelit “Kosta’s” në qytetin e Podgoricës.Në të shkruhej “50% ulje për vëllezërit rusë në Hotel Kosta’s. Faleminderit për mbështetjen në UNESCO”.Kjo për arsyen se Rusia përkrahu Serbinë në votimin kundër futjes së Kosovën në UNESCO.Por çdo gjë është përgënjeshtruar nga vetë pronari i hotelit i cili thotë se nuk është aspak e vërtetë.“Unë nuk e di kush e ka nxjerrë këtë lajm. Një ofertë të tillë se kemi bërë kurrë,” tha pronari Kosta Stankovic për gazetën Novosti.