Rikthehen gomonet, bllokohen 808 kg kanabis në Vlorë do çoheshin në Itali

Një sasi prej 808 kg lëndë narkotike e llojit kanabis e cila kishte destinacion Italinë është sekuestruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës.Operacioni I policisë u ndërmor rreth orës 18:00 të 10 Nëntorit në zonën e Radhimës.Në vendin e quajtur "Cekodhimë" në breg të detit, një automjet tip "Furgon-benz" me targë AA619AJ, u bllokua një furgon ku brenda ndodhej një sasi e konsiderueshme me lende narkotike "Cannabis".Gjithashtu, në një largësi të afërt me automjetin është parë një gomone e cila po largohej me shpejtesi në momentin që po afroheshin strukturat e Policise.“Menjehere, Shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe te Strukturave të Policise Italiane Guarda di Finanza, pasi janë organizuar në të gjithë territorin tokësor dhe detar, kanë bërë të mundur që në një distance prej 1 km larg nga furgoni, është gjetur e braktisur një mjet lundrues "Gomone" me mbishkrimin "Tëentysix", ku brenda se cilës jane konstatuar 5 bidona me karburant te llojit "Benzine". Gjithashtu, nga kontrolli i bërë në afërsi të gomones pranë vendit të quajtur "Bar-restorant Gjimaraj", janë gjetur 7 çanta, të hedhura ne bregun e detit, brenda te cilave kishte lende narkotike te llojit "Cannabis" informon policia.Në total, lenda narkotike ka nje peshe prej 808 kg, e cila ishte e ndarë në 40 pako të medha, te mbështjella me letër plastike të tejdukshme, ku brenda të cilave ndodheshin pako të vogla të mbështjella me natriban ngjyre kafe.Pas veprimeve hetimore u bë I mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i pronarit të automjetit Alban Koshi, 48 vjeç, banues ne Vlore.Ndërsa u shpall në kërkim pronari i mjetit lundrues, Robert Myftari 42 vjeç, banues në Vlorë.[caption id="attachment_615300" align="alignnone" width="640"]Vlore kapen 808 kg kanabis Ne foto: Gomonia e sekuestruar ne Vlore[/caption][caption id="attachment_615299" align="alignnone" width="640"]kapen 808 kg droge ne vlore Ne foto: Ngarkesa e droges e sekuestruar ne Vlore[/caption][caption id="attachment_615298" align="alignnone" width="1015"]Ne foto: Gomonia e sekuestruar ne Vlore Ne foto: Gomonia e sekuestruar ne Vlore[/caption][caption id="attachment_615301" align="alignnone" width="571"]Droga e sekuestruar ne vlore Droga e sekuestruar ne furgon gjate operacionit[/caption][caption id="attachment_615293" align="alignnone" width="650"]droga e sekuestruar ne vlore Ngarkesa me lende narkotike e sekuestruar ne Vlore[/caption]drog vlora unnamed unnamed (6) unnamed (7) unnamed (8) unnamed (9)/Oranews.tv/