Reforma në drejtësi, ambasadori francez: Duhet ta kryeni më shpejt
Pak pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë, edhe ambasadori i Francës kërkon që të lëvizet më shpejt në drejtim të reformës në drejtësi. Diplomati Bernard Fitoussi, thotë se vendi i Shqipërisë tashmë është i përcaktuar në Bashkimin Evropian.Shqipëria duhet të ecë më shpejt në drejtim të reformës në drejtësi, një prej pesë prioriteteve të caktuara nga Bashkimi Evropian për t'u përmbushur në funksion të anëtarësimit. Deklarata vjen nga ambasadori francez Bernard Fitoussi, gjatë një vizite në bashkinë e Korcës.Fitoussi: "Ajo qe mua me intereson jane faktet. jane percaktuar 5 prioritetet, ne disa prej te cilave si reforma teritoriale, bashkepunimi me vendet fqinje dhe te drejtat e njeriut kane ecur mire. Lufta kundër korrupsionit, krimit te organizuar dhe reforma ne drejtesi, duhet te ecin me shpejt. Ka prirje pozitive për ta ndihmuar vendin në këtë drejtim.Fitusi inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë reformat pasi tashmë vendi i saj është i përcaktuar që do jetë në BE.Fitoussi: "Jam i sigurt se Shqiperia, do te bëhet pjesë e Bashkimit Europian per dy arsye, e para sepse ky vendim është marrë prej kohësh nga vendet anëtarë dhe arsyeja e dyte eshte gjeografike duke qene se Shqiperia është në qender të Ballkanit Perendimor."Deklarata e ambasadorit francez vjen pak pas publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, që vinte theksin te reforma në drejtësi, si celësi për hapjen e negociatave./Oranews.tv/