Siguria publike, Tahiri: Partneritet me sipërmarrësit, të vendosen kamera sigurie
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi sot para grupeve të interesit pr/ligjin për sigurinë publike, ku parashikon dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione si shkolla, banka, qendra tregtare, mjete transporti si autobusë, taksi.Kreu i dikasterit të Ministrisë së Brendshme tha se instalimi i kamerave të sigurisë do të ndihmonte në parandalimin e krimit apo në hetimet e ngjarjeve.Ministri Tahiri solli shembuj konkretë.Saimir Tahiri: Duke pasur kamera sigurie brenda në autobus do të ndihmojë policinë në hetimet për ata që vjedhin qytetarin. E njëjta gjë vlen edhe për taksitë, sepse jo rrallë ndodh kur taksitë bëhen bartëse të rrezikut dhe në këtë rast të zgjidhjes. Ne mendojmë që sipërmarrësit janë partenrët tanë kryesore. një pikë karburanti, ka volum të madh dhe ushtrojnë shërbimin gjatë orëve të natës. Bota e ka zgjidhur ndryshe, nuk ka fare operatorë. Shkon me kartën dhe bën furnizimin vetë. Tek në nuk ka ardhur ende kjo. Por ne besojmë se njësitë tregtarë që ushtrojnë aktivitetin natën duhet të kenë kamera sigurie, sepse ora e shërbimit është me risk. Lokalet e natës janë partner tanë. Nuk ka ndodhur ende në Shqipëri, por një zjarr mund të shkaktojë një tragjedi. Duhet të ketë dalje emergjence, por edhe kamera sigurie.Tahiri përmendi edhe disa elementë sigurie që parashikon ky projektligj.-Kamerat e sigurise-Standardet e cilësisë së filmimit-Mjetet teknologjike të specializuara për identifikimin e armëve, dedektorë-Urat e kontrollit-Kontraktimi i shërbimit të policisë privatePartneritetiMinistri tha se në shumicën e rasteve gishti i përgjegjësisë kur diskutohet për sigurinë publike bie tek policia, por duke harruar përgjegjësinë që ka e gjithë shoqëria.Saimir Tahiri: Shumë shpesh diskutohet se kush është përgjegjësi për sigurinë dhe shumicën e rasteve gishti drejtohet tek policia, duke harruar përgjegjësinë solidare që kemi në tërësi për të garantuar një Shqipëri më të sigurt, duke filluar nga qytetari, familja dhe pastaj për të shkuar të strukturat e organizuara shoqërore deri në institucionet.Rastesh pozitive kur inkurajohen në fakt, të cilat tregojnë përgjegjësitë që ka individi apo shoqëria për sigurinë nesë ushtrohen sic duhen ky vend bëhet më i sigurt.Ka raste kur një shofer i një autobusi urban mbyll dyert e autobusit sa herë një qytetar ankohet se ka një vjedhje brenda autobusit. Ka ndodhur raste kur ka mbyllur dyert dhe ka shkuar në komisariatin e policisë. Ky është një kontribut i vogël, por i mjaftueshëm për të ndihmuar institucionet dhe veçanërisht policinë.Apo ka raste kur policia private ushtron detyrën për të ndihmuar policinë të hetojë për ngjarje kriminale që janë të aty për atyshme. Nga ana tjetër ka raste kur qytetari nuk tregohet i vëmendshëm për sfidën që kemi për sigurinë.Besoj e mbani mend sesi para pak javësh u grabit një kambist në Fier. Policia arrestoi autorin. Hisotira ishte historia klasike e një kambisti nga Fieri që vinte në Tiranë, këmbeu paratë dhe u kthye mbrapsh me furgon. Ky është një fenonmen ndoshta vetëm shqiptar sepse nuk ekziston në Europa asnjë njësi informale sa kambisti, i cili me një çantë me lekë udhëton duke u ekspozuar ndaj ngjarjeve kriminale, kur do ishte rruga me e sigurt për të evituar nëse kjo do ndodhte në formë ligjore duke kaluar lekët në formë bankare.