Kukës, krijohet Këshilli Rajonal i të Rinjve

Vendimmarrja e të rinjve në demokraci është thelbësore për zhvillimin e një vendi. Për këtë qëllim është ngritur në Kukës, Këshillit Rajonal i të rinjve, i cili do të jetë një zë në institucione vendore, bazuar në politikat e "Kartës Europiane për pjesëmarrjen rinore në jetën lokale dhe rajonale”.Projekti u prezantua nga Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në botë.Edlira Cepani, Drejtuese e projektit në Shqipëri:Krijohet me qëllimin për ti dhënë një zë më shumë të rinjve. Ideja e këtij këshilli është që një grup të rinjsh përfaqësues të rajonit të Kukësit mblidhen së bashku të japin ide, të ndërmarrin inistiativa në të mirë të të rinjve të Kukësit”Me pjesëmarrjen e drejtuesve vendor dhe qëndror të Shqipërisë, në konferencë u rekomandua, pjesëmarrje më të lartë e të rinjve në vendimmarrje dhe bashkëpunimit të tyre me institucionet.Bashkim Shehu, kreu i Bashkisë Kukës: Këshilli Rinor i Kukësit të jetë qeveria e dytë e Kukësit. Një rini aktive.Projekti për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe implementohet nga Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në botë, dhe Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë në Prizren./Oranews.tv/