Fasonët ulin numrin e të punësuarve, shkak kriza dhe taksat

Shkodër - Kriza ekonomike dhe taksat kanë ndikuar në uljen e numrit të të punësuarve nga fasonët, që dikur zinte 30% të sektorit të punësimit.Përfundimi ka dalë nga përfaqësues të këtij biznesi gjatë takimit për të ardhmen e zhvillimit të industrisë fasonë" organizuar në kuadër të ditëve të festivalit Italian në Shqipëri.Gjergj Leqejza: "Sektori fason nga 30 % që zinte në totalin e përgjithshëm të industrisë përpunuese për 2014, ka pësuar rënie, duke u spostuar”Kreu i dhomës së fasonerisë Gjergji Gjika renditi 4 problematikat e forta që po përballet ky sektor, që sipas tij nëse nuk ndërhyhet në kohë rrezikon egzistencën. Ndërsa prefekti Paulin Radovani, renditi sfidat që duhen kapërcyer.Gjergji Gjika, kreu i dhomes fasonerisë: Ne mund të mbyllim ciklin e prodhimit.Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkodrës thotë se problem është fuqia punëtore.Në Shkodër operojnë një numër i konsiderueshëm biznesesh fasonë që numërojnë rreth 6 mijë të punësuar. Kryesisht lidhjet më të forta janë prej 20 vitesh me tregun Italian./Oranews.tv/