Shkodër, OSHEE premton: Nuk do ketë probleme me furnizimin

OSHEE ka ndërhyrë në zonën e Bushatit duke zëvëndësuar linjat e vjetra me rrjet të ri ndërsa paralelisht do punohet dhe për sistemin e gjendjes së kabinave elektrike, tërësisht të amortizuara.Kreu i OSHEE e lidh investimin 3 milionë lekë të reja me rritjen e arkëtimeve që kapin shifrën e mbi 75%.Sipas OSHEE, në dimër nuk parashikohen probleme të furnizimit me energji për banorët.Sipas specialistëve të OSHEE, situata e krijuar në qarkun e Shkodrës me rrjetin e amortizuar, ka ardhur nga mungesa e investimeve në vite./Oranews.tv/