Basha thirrje për revoltë: S'ka më as kohë as arsye

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ashpërsoi tonet me qeverinë duke e bërë përgjegjëse të vetme për rrënimin ekonomik në vend. Ai solli disa shembuj të korrupsionit me tendera të denoncuar nga PD, dënoi përpjekjet e qeverisë për ti zhytur shqiptarët në borxhe dhe bëri thirrje për revoltë popullore. Demokratët kanë gati dhe alternativë qeverisëse.  Tirane-Kryetari  i  Partisë Demorkatike Lulzim Basha, mbajti qendrime mjaft të ashpra ndaj qeverisë që siç tha ai e ka zhytur vendin në varfëri, krim dhe korrupsion.  Zoti Basha në mbledhjen e grupit parlamentar, tejkaloi thirjen e bërë nga Kukësi  për mosbindje civile, duke u kërkuar qytetarëve të përballen me qeverinë përmes revoltave.Lulzim Basha: "Nuk ka më as kohë as arsye për të mos u mbledhur e për t’i bërë me dije qeverisë së veshur me krim pakënaqësinë popullore. Shpresat e ndokujt se kjo qeveri mund të korigjohej kanë marrë fund. Përballja e stuhishme e radhës do të jetë ajo për largimin e kësaj qeverie"Kryetari i opozitës,  tha se askush nuk mund ta pranojë këtë qeveri qe  sillet si bandë duke vejdhur e mashtruar qytetarët."Kjo qeveria nuk mund te prodhoj as paqe as zhvillim vetem përkeqësim"Basha tha se mbështeste dhe protestat e studentëve. "I bëj thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar këtyre studentëve. Ne kërkojmë zhbërjen e këtij ligji klientelist"Dallgës së pakënaqësisë për të cilën Lulzim Basha, flet demokratët  i kanë paraprirë sipas tij, jo vetem me denoncime por dhe me alternative konkrete që do ta rikthente vendin në normalitet. /Oranews.tv/