PD: Tahiri, kërcënuesi i sigurisë publike, i dërguari i bandave në qeveri

PD reagoi pas prezantimit të draftit pë sigurinë publike nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani, Tahiri është kërcënuesi i  sigurisë publike dhe i dërguari i bandave në qeveri.Ristani: Flet për sigurinë publike ky palo minister, që është dokumentuar nga partnerët, duke biseduar, duke u shfajësuar para trafikantëve se dëmin nuk e kishin prej tij. Flet për sigurinë publike ministri më i akuzuar në këto dy dekada, protektori i parcelave me hashash, komandanti i trafikut të drogës. Flet për sigurinë publike, ministri, implikimet e të cilit në trafik e krim janë ndërkombëtarizuar nga mediat më në zë të europës.Çfarë sigurie publike mund të ketë në një vend, i mbjellë me hashash nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Çfarë sigurie publike mund të ketë një vend, ku droga qarkullon me tonelata dhe avionët transportues të drogës pushtojnë qiellin e vendit.Mund të shfaqet si klloun me kufje Tahiri, por çdo shqiptar e di, e njeh, se ai është narko-ministri, më i diskredituari i kësaj qeverie të zhytur në krim.