Ndryshimet në Qeveri, Kokëdhima: Dorëheqjet janë normale në politikë
Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, ka mohuar të ketë përçarje brenda Qeverisë pas dorëheqjes së Ministrit të Drejtësisë. Kokëdhima e cilësoi dorëheqjen një proçes normal që ndodh në politikë. Në të njëjtën linjë ishte dhe zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, thekson se nuk ka asnjë përçarje apo asnjë debat mes dy drejtuesve të partive politike, Edi Ramës dhe Ilir Metës në lidhje me ndryshimet në qeveri.Koço Kokëdhima: “Edi Rama dhe Ilir Meta janë shumë të përgjegjshëm në qëndrimet politike që mbajnë, në përgjegjësitë që ata kanë për drejtimin e vendit dhe të shumicës sonë qeverisëse. Dorëheqjet janë akte shumë normale në politikë. Edhe ndryshimet e drejtuesve dhe të Ministrave janë gjëra shumë normale në politikë”.Për Kokëdhimën, ndryshimet në qeveri janë një proçes i natyrshëm, pa surpriza.Koço Kokëdhima: “Do të ketë ndryshime në çdo lloj qeverie, qeveritë ndryshojnë, është e natyrshme. Kështu që unë nuk mund të predikoj se do të ketë një ndryshim tani, një ndryshim pas një viti, një ndryshim pas dy vjetësh”.Duke folur në Asamblenë e PS në Vlorë, Kokëdhima tha se socialistët synojnë të fitojnë zgjedhjet e 2017 duke ndryshuar nivelet drejtuese brenda strukturave.Ndërkohë dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë është komentuar dhe nga zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, që e lidhi me rrethanat personale të Zotit.Naço.Koçi: “Arsyet janë vërtet personale që lidhen me rrethanat e ish-Ministrit të Drejtësisë, kështu që nuk jemi në logjikën e pikëpyetjeve lidhur me nevojën ose jo të ndryshimeve të tjera në qeveri”.