Vuçiç do të vizitojë sot Srebrenicën, homazhe te memoriali i viktimave të masakrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2015, 11:52
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë sot Srebrenicë, qytetin ku ka ndodhur masakra e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995.Kryeministri serb Vuçiç do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe te memoriali i viktimave të masakrës.Kjo është vizita e parë e Vuçiçit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës.Në vizitën që Vuçiç zhvilloi në korrik është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga një turme njerezish.Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës.Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.