Drafti për Sigurinë, Tahiri: Gjyqtarë të korruptuar me shpatulla pas murit

Ministria e Brendshme ka prezantuar disa nga pikat kyçe të draftit për sigurinë siç është ajo e vendosjes  të kamerave të të rojeve të sigurisë në ambjente publike, bare, restorante apo lokale nate. Sipas ministrit të Brendshëm  Saimir Tahiri cdo filmim do të vihet në dispozicion të drejtësisë për të zbardhur ngjarjet.Saimir Tahiri:  Kjo bën të mundur që prokurorin apo gjyqtarin e korruptuar ta vëmë me shpatulla pas murit. Ta bëjmë tërsisht të pamundur hallkave të korruptuara të sistemit të drejtësisë të vazhdojnë përsëri me korsinë e korruptimit për t’i vënë taksën korruptive të pasurit dhe për të dënuar të varfërin që nuk ka mundësi. Po a cënohet privatësia nga kamerat e sigurisë vendosur në sipërfaqet e banesave?Saimir Tahiri: Ka plot pallate që kanë kamera, kur autoritetet qoftë policia, qoftë prokuroria gjatë një procedimi penal duke respektuar kuadrin ligjor, vetëm atëhere mund të kërkohet të disponohet dhe të ketë vlerë proceduriale një material. Sipas projekligjit, ministria e Brendshme dhe pushteti vendor, bashkitë dhe njësitë administrative do të vendosin kamera sigurie në rrugë, pallate, në biznese, në njësitë e shërbimit tregtar, shkolla, të transport publik, autobus dhe në shërbimin taksi për të garantuar sigurinë e qytetarëve./Oranews.tv/