Iu gjetën 2 kg marijuanë në garazh, arrestohet shqiptari në Peruxhia
Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme (10 nëntor) nga policia në Itali, pasi iu gjetën 2.1 kg marijuanë në garazhin e shtëpisë së tij.Pas disa raporteve të qytetarëve për lëvizje të dyshimta në zonën Ponte Felcino në Peruxhia, grupi i antidrogës zbarkoi në në disa sheshe çdo natë për kontrolle, shkruajnë mediat italianeNga vëzhgimet në pranga ra një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që supozohet të jetë kapo i një rrjeti të vogël shpërndarëish që operojnë në zona të ndryshme të qytetit.Duke ndjekur lëvizjet e tij, policia u fut në banesën e tij dhe sekuestruan në garazh 2.1 kg marijuanë.Shtetasi shqiptar tani ndodhet në burgun e Capanne-s, e në kërkim është dhe një grua rumune që dyshohet të jetë bashkëfajtore me shqiptari.[caption id="attachment_615063" align="alignnone" width="640"]
Sasia e marijuanes e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_615064" align="alignnone" width="640"]
Policia italiane duke bere kontroll ne banesen e shqiptarit me ndihmen e qenit[/caption][caption id="attachment_615065" align="alignnone" width="640"]
2 kg marijuane e sekuestruar ne banesen e shqiptarit[/caption] /Oranews.tv/