300 mijë vende pune, Ahmetaj: Do realizojmë premtimin e zgjedhjeve
Qeveria do të përmbushë premtimin e dhënë për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës gjatë mandatit të parë. Garancinë e dha nga Gjirokastra ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj.Ahmetaj: Janë rreth 100 të punësuar dhe do të punësohen 300 të tjerë. Imagjinoni 300 familje gjirokastrite apo nga qarku do të kenë punë në këtë sipërmarrje. Është momenti për të ndarë me ju që ai premtim që ne kishim para se të vinin në pushtet për 300 mijë vende pune është në drejtimin e duhur. Sot janë 167 mijë vende të reja punë në të gjithë territorin e Shqipërisë në të gjitha sektoret e ekonomisë.Minsitri Ahmetaj foli nga Gjirokastra ku nisi turin e takimeve me sipermarrjen "Promovojme investimet, mbeshtesim sipermarrjen, nxisim punesimin".Ahmetaj: Paketa jonë fiskale, mbështetja jonë ndaj paketave të industrisë ka qenë një ide e mbështetur tek prduktiviteti i këtyre kompanive, ka funksionuar dhe ne do ta zgjerojmë mbështetjen për sipërmarrjen shqiptare duke lehtësuar procedurat, atë që po bëjmë tashmë dhe duke i mbështetur edhe në betejën anti-informalitet.Gjatë qendrimit në Gjirokastër, ministri Ahmetaj inspektoi edhe disa investime që synojnë rritjen e turizimit.