Trafikuan kokainë e kanabis në vlerën e 1 milion stërlinave, dënohen shqiptarët

Pesë persona janë dënuar pasi akuzohen si të përfshirë në trafikun e një ngarkese kokaine dhe kanabisi në vlerën e 1 milionë stërlinave në Wellsin jugor.Sipas Bbc lideri është Fatos Hasa 31 vjeç, me banim në Cardiff I cili drejtonte dhe një lokal “Lab 22” është dënuar me 8 vjet burg pasi pranoi akuzën.Gjatë hetimeve 7 mujore policia arriti të sekuestrojë 3 kg kokainë dhe 7 kg kanabisDroga ishte gjetur gjatë sekuetrimit të banesave të të arrestuarve në mars dhe prill 2015Gjithashtu policia sekuestroi rreth 147 mijë stërlina në llogarinë bankare ndërsa po punohet për të sekuestruar dhe asetet që janë në emër të anëtarëve të bandës.Pjesëtarët e tjerë të kësaj bande të cilët janë shpallur të pajshëm dhe janë dënuar janë:Lorenc Hasa, 29, me banim në Cardiff, u dënua me 5 vjet burgNaldi Metaj, 23, u dënua me 5. 5 vjet burgSharif Omar, 34, me banim në Cardiff, u dënua me 3 vjet burgDardab Merdhoqi, 24 vjeç u dënua me 8. 5 muaj burg, shkruan BBC[caption id="attachment_612717" align="alignnone" width="640"]Fatos Hasa (l Ne foto : Majtas Fatos Hasa , Dardan Merdhoqi dhe Lorenc Hasa sipër fotos,Poshtë fotos djathtas Naldi Metaj dhe majtas Sharif Omar.[/caption]/Oranews.tv/