Organizimi dhe funksionimi i IKMT në dy nivele, qendrore dhe rajonale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2015, 19:43
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur ndryshimi i funksionimit të Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit (IKMT).Në vendimet e publikuara të qeverisë thuhet se IKMT-ja organizohet në dy nivele: në nivelin qendror dhe atë rajonal.Degët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të jenë në Tiranë, Durrës, Korcë, Vlorë, Sarandë, Lushunje, Kukës dhe Shkodër.