Zerimi i taksës 25 mijë lekë, premtimi i Kryeministrit shkakton paqartësi
Premtimi i kryeministrit Rama për heqjen e taksës fikse prej 25 mije lekesh në vit për binzesin e vogël, tregtarët ambulmatë dhe zejtarët përveç optimizimit është shoqëruar edhe me mjaft paqartësi nga grupet e interesit.Aktualisht biznesi në Shqipëri është i kategorizuar në tre grupe sipas xhiros, i vogël deri në 2 milion, 2 deri ne 8 i mesëm dhe mbi 8 biznesi i madh. Biznesi i vogël me xhiro nga 0 në 2 milion lekë në vit paguan 250 mijë lekë në vit. Kryeministri në premtimin e tij rendit disa profesione të lira të cilave iu hiqet kjo taksë, kur ndërkohë mbetet e paqartë se sa duhet të jetë vlera e xhiros vjetore për ta. Ai veçon kategoritë e profesioneve te lira kurse ligji xhiron vjetore.Edi Rama: “Gjithë zejtarët, bojaxhinjtë, elektriçistët, hidraulikë, këpucarë, berberë, llamarinistë, teneqepunues, biçikleta-rregullues, flokë-trajtues, e të gjithë këta nuk do paguajnë më asgjë, vetëm do regjistrohen si persona fizikë. Duhet të jenë të rregjistruar. Pra, deri sot paguanin 250 mijë lekë në vit, nuk do pagujanë më”.Eksperti Zef Preçi thekson se e rëndësishme është që një projekt I tillë të bëhet transparent sa më parë dhe të diskutohet me grupet e interesit.Zef Preçi: “Është diçka pozitive, dhe kjo deklaratë e kryeministrit është e nevojshme të konsultohet me dokumentin që ende nuk është publikuar gjëkundi lidhur me mënyrën e trajtimit. Shqetësimi im mbetet që reduktimi i informalitetit duhet ndërtuar duke marrë në konsideratë tipologjinë e biznesit”.Denisi është një bereber në kryeqytet dhe për të nisma e kryeministrit është pozitive por shpreson që një gjë e tillë të realizohet.Denisi: “Na vjen shumë në ndihmë, por deri tani kanë ngelur premtime..”