Veliaj: Do ndërtojmë shkolla të reja për zhvillim normal të mësimit

Prej vitesh shkollat në kryeqytet funksionojnë me turne. Zgjidhja sipas Bashkisë së Tiranës për t'i dhënë fund kësaj situate është ndërtimi i shkollave të reja. Një pjesë e investimeve do të parashikohet në buxhetin e bashkisë ndërsa pjesa tjetër do të mundësohet nga sektori privat.Nga mungesa e kapaciteteve shkollat në kryeqytet mësojnë me 2 turne. Për të shmangur këtë sistem të krijuar për shkak të urbanizimit të Tiranës, kryeatri i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nëpmjet bashkëpunimit me sektorin privat premton ndërtimin e shkollave të reja.Veliaj: Me të mbyllur kopshtet dhe çerdhet këtë vit, viti i ardhshëm do të jetë viti i shkollave ku ne do të kemi investimet më të mëdhaja në shkolla në 25 vitet e fundit. Ne do te zgjidhim brenda ketij mandati ceshtjen e shkollave me dy turne. Por do te fillojme qe vitin tjeter ti japim drejtim dhe mos ti leme ne ditet e fundit kur politikanet shqetesohen ne prag fushate.Ndërtimi i shkollave të reja, do të jetë në vijmësi të nismës bërë në institucionet e arsimit parashkollore çerdhe dhe kopshte ku individë dhe biznes financuan për rikonstruksionin e tyre. Teksa vizitoi rikonstruksionin e cerdhes nr 60 në Shkozë, veliaj tha se qëndra dhe periferitë do të trajtohen njësoj në financime.Veliaj: Me vjen mirë ku ne në njëzone kemi investuar me banesa sociale investojmë dhe me një çerdhe të re dhe shpresoj se shume shpejt do të vazhdojme investimet ne rruge dhe infrastrukture. Kemi shume pune per te bere per dy urat lidhese ne kete komunitet.Së shpejti bashkia do të nis disktuimet me qytetarët për buxhetin e 2016.