Aplikohet buxhetimi i pjesëmarrjes në Bashkinë e Elbasanit

Për herë të parë në njësitë administrative të Bashkisë së re të Elbasanit ka nisur buxhetimi i pjesëmarrjes, ku qytetarët do të jenë pjesë e vendimarrjes në çdo takim të zhvilluar nga bashkia.Azhornimi i tokave, infrastruktura rrugore dhe mungesa e ujit për vaditjen e tokave janë disa nga problemet kryesore që kanë ngritur qytetarët, ndersa zgjidhja e tyre do të nisë nga ato më urgjente.Besim Dybeli, këshillar për median, bashkia Elbasan: “Dy prioritete që ka caktuar njësia vendore të cilat do të hyjnë në buxhetin e bashkisë së Elbasanit direkt, ndërsa problemet e tjera do të kalojnë me projekte sipas mundësisë që ka buxheti”.Me ndarjen e re territoriale bashkisë së Elbasanit i janë bashkuar edhe 12 njesi të reja administrative.