PD: Qeveria i shkaktoi çdo qytetari 300 euro humbje
Partia Demokratike akuzoi qeverinë e Ramës se i ka shkaktuar çdo shqiptari një dëm prej 300 euro. Jorida Tabaku iu referua në deklaratën e saj raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ku llogaritet se dëmi i shkaktuar në buxhet gjatë 2014 është 777 milionë euro.Tabaku: “ Megjithëse qytetarët kanë paguar një taksë më të lartë qarkullimi që si rrjedhojë i detyroi të paguanin një çmim edhe më të lartë nafte se sa rajoni, qeveria jo vetëm që nuk mundi të mblidhte më shumë të ardhura por dëmi që kompania shtetërore Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit kap vlerën e 153 milion eurove. Duke zënë 80% të vjedhjes që i është bërë shtetit nga shoqëritë anonime në pronësi të tij.Në 2014, nga CEZ, OSHE, nga tenderat etj, çdo qytetar ka humbur 300 euro nga ky abuzim”Tabaku tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit për gjitha abuzimet në OSHEE, i është drejtuar Prokurorisë me një dosje të plotë abuzimesh, por sipas saj qeveria ka zgjedhur të heshtë përballë skndaleve./Oranews.tv/