Një tjetër skandal në Vatikan, hetohet Banka IOR
Një tjetër skandal ka përfshirë gjatë orëve të fundit Selinë e Shenjtë në Vatikan.Pas arrestimeve të pak ditëve më parë të Sekretarit të Prefekturës së Cështjeve Ekonomike Imzot Lucio Angelo Vallejo Balda e funksionares së Marrëdhënëieve Publike Franceska Imamcolata Chaouqui, të dy anëtarë të Komisionit të ngritur nga Papa Francesko për reformin ekonomik e administrativ të Kurisë Papale, sot Zyra e shtypit e Vatikanit ka informuar për nisjen e hetimeve ndaj një tjetër skandali që ka në qëndër IOR, Institutin e Veprave fetare, pra Bankën e Vatikanit.Gjykata e Shtetit të Vatikanit, pas një raporti prej 33 faqesh, të departamentit të Autoritetit të Informacionit Financiar, në bashkëpunim me drejtësinë italiane e atë zvicerane dyshojnë mbi ekzistencën e një biznesi të paligjshëm në Bankën e Vatikanit, ndihmuar dhe nga funksionarë të APSA, departamenti i Administrimit të Pasurisë se Selisë së Shenjtë.Nën hetim është vënë Banka Finnat e pronari i saj Giampietro Nattino i dyshuar për riciklim parash, manipulim tregu financiar ndihmuar nga personali i Administrimit të Pasurisë në Selinë së Shenjtë.Drejtori i zyrës së shtypit të Vatikait imzot Federiko Lombardi ka informuar se hetimet janë përqëndraur në 4 llogaritë bankare në Bankën e Vatikanit të disponueshme nga Giampietro Nattino, në shumën prej rreth 2 milion euro të transferuar në Zvicër nga ai pak ditë para se të hynte në fuqi ligji antiriciklimit në Vatikan, si dhe në trafikun e bankës Finnat në tregun financiar aksionist italian.Në janar të 2014 me akuzën e rciklimit të parave përmes Bankës së Vatikanit e për llogari të një familje të pasur italiane, u arrestua nuncio i lartë Angelo Scarano, ish drejtuesi i APSA, departamentit të Administrimit të Pasurisë së Selisë së Shenjtë.Zyra e shtypit të Vatikanit ka informuar se ngjarjet e ditëve të fundit në Vatikan janë frut i punës e impenjimit të kërkuar nga Papa Francesko për një transparencë të plotë e reformim të Selisë së Shenjtë.