Zbulohen pamjet e grabitjes së kazinosë në Sarandë
Publikohen pamjet e grabitjes së kazinosë së ndodhur së ndodhur më 2 nëntor 2015 në Sarandë.Ka qenë ora 00: 37 e 2 nëntorit kur dy grabitësit me kapuç në kokë dhe me automatik në dorë kanë hyrë në kazino për të grabitur xhiron e saj.Faqja online Saranda Web publikon një video gati 3 minuta ku tregohet e gjitha çka ka ndodhur brenda në kazino në momentin kur dy grabitësit ende të paidentifikuar kanë hyrë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë shumën prej 2.4 milionë lekësh të reja, sipas policisë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në vendin e quajtur Kazino "Astra" e cila ndodhet në rrugen "Skëndërbeu".Brenda në këtë ambient kanë qenë prezent dy punëtorë të këtij biznesi bashkë me një klient.Në video dëgjohen pjesë të bisedës që është bërë mes grabitësit dhe njëri prej punëtorëve të kazinosëGrabitësi pasi hyn në kazino me armë drejtuar tek punëtori i kërkon të hapë kasafortën“Hap kasafortën shpejt” Mbushe shpejt” thotë ai duke iu referuar parave që ishin në kasafortë.Mësohet se pas grabitjes autorët kanë lëvizur me një mjet tip Toyota Corolla i vitit 1992.Mjeti u gjet i djegur një ditë më pas nga policia në vendin e quajtur kodrat e Havasë në fshatin “Gjashtë” pranë Sarandës.Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.[caption id="attachment_610978" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Momenti kur grabitesit hyjne ne kazino[/caption][caption id="attachment_610977" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Momenti kur grabitesi i kerkon parate kasierit te kazinose[/caption][caption id="attachment_610976" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Kasieri i kazinose me duar ne koke pershkak te kercenimeve te grabitesve[/caption][caption id="attachment_610975" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Persona ne kazino te frikesuar prej grabitesve[/caption][caption id="attachment_610974" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Grabitesit largohen me parate nga kazinoja[/caption][caption id="attachment_610973" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Grabitesit largohen me parate nga kazinoja dhe hipin ne makine[/caption]