Stuhia shkatërron 3 mijë pisha në pyllin e Semanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2015, 15:37
Stuhia e tetorit që solli përmbytje në banesa e biznese në Fier, rrëzoi dhe 3 mijë pisha në bregdetin e Semanit.Drejtorja e Zyrës Veterinare Luiza Strati shpjegon se në pyllin me pisha qindra vjeçare u prek një sipërfaqe prej 1500 ha. Dëme pati dhe në pyllin e Darëzezës.Luiza Strati: “Pas largimit të stuhisë edhe drejtoria jonë mori masa për të verifikuar dëmet që janë shkaktuar nga kjo stuhi, siç janë zona e Semanit dhe e Darëzezës. Rreth 2 hektarë pyje është dëmtuar, ose rreth 3000 dru”.Drurët e pishave të rëna do të transportohen e stivosen në ambientet e ndërmarjes komunale e më pas do të shiten për dru ngrohje për banorët e njësive administrative Seman dhe Ndërmënas.