Inspektoriati i punës, bizneset ankohen se ka abuzime gjatë kontrollit
Biznesi ka ngritur një sërë problematikash në lidhje me kontrollet e inspektorëve të punës. Në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme kërkuan që të qartësohen disa elementë.Edlira Jaupaj, përfaqësuese e biznesit: “Kontratat mund t’i kenë dhe i kanë kontratat punonjësit, por këta persona që flasin nuk kanë kontrata dhe realisht i gjej pa kontrata se janë për intervista. Me bashkëpunim është ok, por është një risk që e kam dëgjuar edhe nga të tjerë”Por kreu i Inspektoriatit të Punës u shpreh se nuk synojnë që të penalizojnë sipërmarrësit por të rrisin ndërgjegjësimin për sigurimin e punonjësveDritan Ylli: “Integriteti moral dhe njerëzor, me etikën e komunikimit dhe të sjelljes dhe sigurisht të aftë profesionalisht dhe të pjekur si përfaqëues të institucioneve shtetërore, dhe me këtë dua të them që një inspektor pune kur vjen e paraqitet çdo ditë në funksion të punës së tij të përditshme pranë biznesit duhet të jetë me sjellje shumë korrekte. Nuk duhet të vijnë si agallarët e dikurshëm, por si përfaqësues korrektë”.Kontrolli për punonjës të pasiguruar ka qenë një ndër elementët e aksioni anti-informalitet të nisur më 1 shtator.