Biznesmeni i Gërdecit, Delijorgji mori leje nga KKT për ndërtim 9-katësh

Nuk ka kaluar shumë kohë kur Edi Rama ishte në opozitë dhe u premtonte familjarëve të 26 viktimave të Gërdecit se kur të vinte në pushtet do të kërkonte vënien e drejtësisë. Por ky premtim nga e ka penguar shefin e qeverisë të firmosë një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit që lejon kompaninë e Mihal Delijorgjit, i njohur ndryshe si biznesmeni i Gërdecit, të ndërtojë një pallat 9 katësh në Tiranë. Leja për Delijorgjin është dhënë në kushtet kur ndërtimi i pallateve të reja është bllokuar në  mbarë vendin, po me vendim të KKT.Metamorfoza e politikanëve shqiptarë nga koha kur janë në opozitë dhe më pas kur marrin pushtetin është e njohur, por rasti i Kryeministrit Rama me biznesmenin Mihal Delijorgji, i njohur në publik për shkak të përfshirjes në tragjedinë e Gërdecit është një tjetër shembull që tregon se një grup i caktuar njerëzish bashkëpunojnë me të gjitha qeveritë.Kur ishte në opozitë, në shkurt të 2013 kreu i PS u premtoi drejtësi familjarëve të 26 viktimave të Gerdecit, ndërsa në shtator të 2015 i jep leje ndërtimi kompanisë së Delijorgjit edhe pse ka bllokuar dhënien e lejeve në të gjithë vendin.Edi Rama, 15.02.2013: Ne do t’i mbështesim me të fuqite tona familjet e dëshmorëve të 21 janarit dhe të gjitha familjet e krimit shtetëror të GërdecitKëto që shihni janë katet e pallatit 9 katësh, dhe dy kate parkim në një nga zonat më të mira të Tiranës, tek rruga e Kavajës. Sipas banorëve që jetojnë në këtë zonë apartamentet janë të gjitha të shitura dhe variojnë në një çmim nga nga 950-1100 euro për metër katror.[caption id="attachment_611050" align="alignnone" width="639"]Ne foto: Katet e pallatit te Mihal Delijorgjit Ne foto: Katet e pallatit te Mihal Delijorgjit[/caption][caption id="attachment_611053" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Mihal Delijorgji Ne foto: Mihal Delijorgji[/caption]Lajmi për vazhdimin normal të aktivitetit si biznesmen për Mihal Delijorgjin u bë publik pak ditë më parë në media. Fillimisht qeveria përmes transparenca.al pohoi se Delijorgji e kishte marrë lejen nga Lulzim Basha kur ishte në krye të bashkisë, por sic shikohet qartë në këto dokumenta të bërë publikë ka qenë KKT që ka përzgjedhur vetëm 5 kompani për t'u dhënë leje ndërtimi, mes tyre dhe Delijorgjin, ndër 30 propozime që kërkonte shoqata e ndërtuesve përmes Bashkisë së Tiranës.Kritikë të qeverisë e shohin këtë veprim si vazhdimësi të traditës së qeverive shqiptare që punojnë me të njëjtët klientë, pavarësisht se në cfarë aferash janë përfshirë ata.rama 45 436