Skandalet me barnat, në 5 muaj dy skema të mëdha mashtrimi

Ne nje hark kohor prej 5 muajsh njësia antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave dhe prokuroria kanë zbuluar 2 skema të mëdha abuzimi me barnat e rimburueshme dhe medikamente të shtrenjta.Në skandalin e parë, skema e mashtrimit përfshiu falsifikimin e 80 vulave të mejkëve dhe ekzekutimin e 700 recetave fiktive. Për këtë skandal u arrestuan 9 personave mes të cilëve Pjerin Xhuvani, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondit, adimistratori i 4 farmacive, Hysni Roshi si dhe punonjës të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.Në 24 qershor të 2015, 18 ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën "arrest me burg" për Pjerin Xhuvanin, Gjykata e Apelit ndryshon masën në "arrest shtëpie'. Pas herkurave aktualisht qëndron vetëm administratori i 4 farmacive Hyni Roshi.Bazuar ne kete skandal , prokuroria e Tiranës nisi hetimet këtë herë për një depo farmaceutike dhe disa farmaci që bashkëpunonin me te.Pas kryerjes se hetimit Prokuroria urdhëroi ndalimin 13 personave dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë. Mes te arrestuarve është administratori i depos farmaceutike "Omega pharama group", 3 drejtues teknike të kësaj depoje, 7 farmacistë dhe 2 zyrtarë të FSDKSH të cilët sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë arritur të vjedhin nga buxheti i shtetit 2.2 milionë euro nëpëmjet skemës se mashtrimit me faktura fiktive.Prokuroria ka faktuar se farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive me furnizime të ilaçeve insulinë dhe ketosteril të “Omega Pharma Group”.Sipas prokurosisë nëse kjo depo farmaceutike ka blerë 8000 njësi ilaçe, ajo me fatura fiktive ka shitur 23.000 njësi duke kërkuar rimburisimin e ktyre medikamenteve nga fondi. Para trupit gjykues administratori i kësaj depoje e konsideroi këtë një shoë mediatik qe synon shkatërrimin e ketij subjekti i cili zotëron 45% të tregut të barnave.Ky skandal është denoncuar edhe nga opozita, nga deputetja demokrate Albana Vokshi në kuvend dhe ish kryeministri Sali Berisha në fcb./Oranews.tv/