Lufta kundër trafikut, Çipa takon zv/drejtorin e policisë greke
Lufta kundër kundër krimit të organizuar, në veçanti në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore dhe krimit ndërkufitar, ishin në qendër të bisedimeve mes Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtues i Lartë Ardian ÇIPA, dhe Zëvendës Drejtorit të Policisë Greke, Konstantinos Tsuvalas.Nga të dyja palët, u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit i arritur deri tani dhe u tregua vullneti i përbashkët për të përmirësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bashkëpunimit policor.Gjithashtu, u vlerësua dhe u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit policor deri më tani dhe u tregua vullneti i përbashkët për të përmirësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.