Britania pezullon fluturimet nga Egjipti pas rrëzimit të avionit rus

Fluturimet nga Sharm el-Sheikh të Egjiptit për në Britaninë e Madhe janë shtyrë për shkak të shqetësimeve që vijnë si pasojë e rrëzimit të avionit rus të shtunën (31 tetor).Të gjitha fluturimet që do të niseshin për Britani këtë mbrëmje janë anulluar, për të qenë të sigurtë, thanë ekspertët britanikë.“Fluturimet janë pezulluar si një masë parandaluese, pasi ngjarjet nuk janë zbardhur plotësisht”.Avioni rus Airbus 321 u rrëzua të shtunën duke vrarë të 224 personat që ndodheshin në bord.Ekspertët e aviacionit po udhëtojnë në Egjipt për të bërë një vlerësim të masave të sigurisë në aeroportin e Sharm el-Sheikh dhe të presin për të përfunduar një hetim sonte.