Qeveria serbe dhe boshnjake takohen për herë të parë prej luftës në Sarajevë

Kabinetet e qeverive serbe dhe boshnjake janë takuar për herë të parë që prej luftës së viteve 1992-1995. Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandwr Vuçiç është pritur nga homologu i tij, Denis Zvizdic, nëpërmjet një ceremonie zyrtare. Axhenda e mbledhjes së dy qeverive parashikon një sërë diskutimesh për të bashkëpunuar në fusha si telekomunikacionit, mbojtja e trashëgimisë kulturore si dhe zhvillimi i qëndrueshëm.Përpara fillimit të diskutimeve, Vuçiç është shprehur se Bosnja dhe Serbia e kanë të pamundur që të mos bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, pasi sipas tij, interesat e dy vendeve janë të ndërthurura ngushtësisht.Nga ana tjetër, kryeminstri boshnjak, Denis Zvizdic,tha se kjo vizitë, përveç rëndësisë që mbart në aspektin e zhvillimit, ka edhe vlera mjaft të larta simbolike.